Tom Doshi: Nuk pajtohem me shpifësit. Akuzë për vrasje Spartak Brahos

Në Gjykatën e Lartë ka nisur sot procesi ndaj deputetit Spartak Braho, i cili është paditur nga ish-deputetit i PS, Tom Doshi për shpifje. Në seancën e sotme Tom Doshi refuzoi të pajtohej me kryetarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho. Padia ka të bëjë me çështjen e bujshme Doshi – Meta. Tom Doshi kërkoi më tepër kohë për t’u paraqitur përpara Komisionit të Mandateve dhe paraqiti një raport shëndetësor për të justifikuar mungesën.

Por sipas Spartak Brahos, ky raport ishte i falsifikuar. Braho deklaroi në një konferencë për shtyp se mjeku që e kishte firmosur atë kishte gruan të punësuar në një prej kompanive të Doshit. Deputeti i PS i konsideron shpifje këto deklarata, për këtë arsye i është drejtuar gjykatës dhe ka kërkuar si dëshmpërblim 1 euro nga deputeti i LSI.

Po në seancën e sotme Tom Doshi ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit dhe kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Sipad Doshit, Braho ka vrarë ushtarë në moshën 18-vjeçare. Unë s’pajtohem me shpifës dhe njerëz që kanë bërë krime. Spartak Braho ka vrarë ushtarë në moshën 18-vjeçare”, ka thënë Doshi.

 

 

SHKARKO APP