Tom Doshi rikthehet në Kuvend

Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi është rikthyer sot për herë të parë në sallën e Parlamentit që pas arrestimit të tij në lidhje me kallëzimin e rremë për atentatin e pretenduar ndaj tij.

Deputeti i Shkodrës është ulur sërish në vendin e tij krah PS, aty ku ishte përpara arrestimit, porse këtë radhë nuk ka në krah kolegun e tij Mark Frroku, i cili gjendet në qeli për akuzën e vrasjes në Belgjikë.

Po sot, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Doshi për të qenë i lirë. Ai aktualisht ndodhet nën masën “detyrim paraqitje”.

SHKARKO APP