Tom Doshi: Spartak Braho të shpallet fajtor për shpifje

Tom Doshi kërkoi sot në Gjykatën e Lartë shpalljen fajtor për shpifje të deputetit Spartak Braho.

Deputeti Doshi i referohet një deklarate të Brahos pranverën e shkuar në Kryesinë e Kuvendit, ku ai e akuzon deputetin shkodran  për raport të falsifikuar mjekësor, që t’i shmangej mbledhjes së Komisionit të Mandateve.

Ndërkaq avokati i Spartak Brahos, Bledar Fejzo kërkoi që çështja të pushohet pasi nuk ka vepër penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte, prokurori Sokol Stojani kërkoi kohë për t’u shprehur lidhur me fajësinë apo pafajësinë e deputetit Spartak Braho.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e radhës do të jetë të hënën e ardhshme./ABCNews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?