Tomini: 12 mjekë dhe infermierë të infektuar me Covid-19
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini foli me anë të një lidhje skype në Open në Top Channel. Ajo komentoi deklaraën për shtyp të bërë sot nga OBSH-ja ku thoshte se situata akoma nuk ka kaluar.
Tomini tha se në Open në Top Channel se virusi është i panjohur ende dhe mund të kthehet sërsish në vjeshtë me infeksionet e tjera virale.
Gjithashtu, Eugena Tomini foli edhe për numrin e mjekëve të infektuar.
“Deri tani janë 12 persona të infektuar. Staf mjeësor i përbërë nga mjekë dhe infemierë”- tha Tomini.
Deri kur do të zgjasë karantinimi?
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, komentoi deklaratën për shtyp të bërë sot nga OBSH-ja ku thoshte se situata akoma nuk ka kaluar.
Tomini tha se në Open në Top Channel se virusi është i panjohur ende dhe mund të kthehet sërsish në vjeshtë me infeksionet e tjera virale.
“Është një virus i panjohur për mbarë botën. OSHB-ja bëri një deklaratë që të mos e neglizhojmë virusin asnjëherë. Ky virus mund të kthehet sërish në vjeshtë më infeksionet virale. Mund të kthehet në mbarë botën jo vetëm në vendin tonë”- tha Tomini.
Deri kur pritet të qëndrojmë në karantinë?- e pyeti Eni Vasili.
“Sipas disa llogaritjeve, piku pritet që të arrihet në mesin e prillit. Pa u ulur kurba nuk duhet të dalim nga karantina. Por theksoj se kjo është një situatë që nuk mund të parashikohet”- tha Tomini.