Tomini: Janë ezauruar 74% e shtretërve në spitale dhe 44% e reanimacionit
“Situata është delikate, kemi raste humbje jete, raste në terapi intensive dhe të intubuara. Këto indikatorë tregojnë që Covid po sjell një klinikë të ashpër. Ka prekje të grupmoshave të reja”. Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, thotë se vendi ynë ndodhet ende në skenarin e parë përkundrejt përgjigjes së pandemisë. Këtë fakt ajo e lidh me mos ezaurimin e kapaciteteve spitalore, sipas së cilës nga 855 shtretër janë ezauruar 74% e tyre dhe 44% e reanimacionit.
”Parashikimet për vetë sezonin favorizojnë bashkimet familjare, të qëndruarit në grup dhe shumë të tjerë që prishin distancimin fizik dhe sjell të kemi aktivitet dhe transmetueshmëri. Nuk kemi ezaurim të kapaciteteve spitalore, nga 855 shtretër kemi ezaurim të 74% të shtretërve dhe reanimacioni 44 %. Jemi akoma në skenarin e parë; përgjigje spitalore të shërbimit shëndetësor dhe për të mos krijuar panik dhe vigjilenca nuk duhet humbur. Ka njerëz që nuk zbatojnë rregullat”,-tha në ”A2cnn”.
Sa i takon apelit të mjekëve për mbylljen e transportit publik dhe shkollave Tomini theksoi se Ministria e Arsimit ka vepruar sipas skenarit përkatës në bazë të indikatorëve të pandemisë, ndërsa sa i takon transportit ajo tha se administratorët e tij duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat. Sipas Tominit shërbimi spitalor është në kushte alerti për të dhënë një shërbim cilësor, në një kohë kur virusi ka ndryshuar sjellje, ajo apeloi që popullata të zbatojë rregullat ën mënyrë rigoroze.