Tomini: Të rinjtë t’i japin fund festave

Dr.Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, thotë se të rinjtë duhet t’i japin fund festave, pasi mosha e të prekurve nga Covid-19 është ulur në 25-vjeç. ”Lirimi i masave, nuk do të thotë lirim nga përgjegjësia. Ju bëjmë thirrje veçanërisht të rinjve, që organizojnë festa në bregdet, të ndalen. Ne jemi ballkanas, jetojmë në familje të mëdha dhe rreziku i përçimit tek prindërit, gjyshërit, është i madh. Mosha e të prekurve është ulur në 25-vjeç. Le të shkojnë në plazh të rinjtë, por në grupime të vogla dhe duke mbajtur distancën. Sipas vlerësimit tonë, kjo situatë dhe këto shifra, do të vazhdojnë në 3-4 javët e ardhshme”.

SHKARKO APP