Tomorri: Këshiltari i kryeministrit britanik kërkoi falje për keqmenaxhimin e pandemisë, qeveria shqiptare thotë se e ka menaxhuar më mirë se e gjithë bota

Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një shkrim ku ka analizuar qëndrimin që këshilltari i kryeministrit britanik kishte mbajtur lidhur me përgjegjësinë e qeverisë përsa i përket menaxhimit të pandemisë, dhe qëndrimet e mbajtura nga Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri.

Tomorri i konsideron si “dy botë të ndryshme”, pasi publikoi dëshminë e këshilltarit të kryeministrit britanik, ku u kërkonte falje qytetarëve që nuk e kishin marrë më seriozisht që në fillim dhe nuk morën masat e duhura për të parandaluar pasojat shkatërrimtare të pandemisë.

Pas dëshmisë së dhënë nga këshilltari britanik, Tomorri ka bërë një krahasim me Komitetin e Eksprtëve në Shqipëri të cilët thonë se e kanë menaxhuar pandeminë me mirë se e gjithë bota dhe i konsideroi si ‘dy botë të ndryshme’.

Shkrimi i Plotë i gazetarit Klodian Tomorri

Nje deshmi, dy bote

Deshmia e Dominic Cummings ne Parlamentin britanik eshte prova me e forte se si masakra qe beri Covidi neper bote ishte “dhurate” nga qeverite. Cummings ishte keshilltari kryesor i qeverise britanike per pandemine.

Pjese nga deshmia sot ne Parlament:

“Ne mes te shkurtit 2019, gjysma e qeverise ishte duke bere ski neper resortet dimerore. Ndersa Boris Johnson mendonte se Coronavirusi ishte nje perralle per te frikesuar njerezit, njesoj si gripi i derrit. Kur flisje per rrezikun nga Covid ne 10-th Downing, te tallnin”

“Ne e shtypem butonin e alarmit shume me vone nga sa duhej. OBSH po ashtu hezitoi ne menyre te pashpjegueshme te shtypte butonin e alarmit. Kur e beri ishte shume vone”

“Ne komitetin shkencor shumica mendonin se imuniteti natyral i tufes ishte i pashmangshem. Ne qe kerkonim te forconim mesazhin “qendro ne shtepi”, te cilin qeveria nuk e pelqente aspak, ishim pakica”

“Qeveria e kuptoi shume vone qe po shkonte ne drejtimin e gabuar. Kur e kuptuan, ndryshuan kurs. Por ishte shume vone”

“I kerkoj falje te gjithe qytetareve qe humben te afermit e tyre. Ato ishin vdekje te evitueshme. Qeveria deshtoi ne menyre te tmerrshme, kur publiku kishte me shume se kurre nevoje per te”

Ne Parlamentin britanik eshte hapur hetim mbi menyren se si qeveria e menaxhoi krizen e pandemise. Vitin e kaluar, Mbreteria e Bashkuar pati 1.2 vdekje per mije shtese nga mesatarja shumevjecare. Ne Shqiperi vitin e kaluar, pati 2 per mije vdekje shtese, pra dyfish.

Atje keshilltari kryesor i Kryeministrit kerkoi falje para popullit, ndersa Parlamenti ka vene nen hetim qeverine. Ketu qeveria thote qe e menaxhuam pandemine me mire se gjithe bota. Tani krahasoni pak kete me Rakacollin, Tominin dhe Komitetin tone te Eksperteve. Dy bote te ndryshme.

SHKARKO APP