Tonelata të shkuara dëm, falimentojnë kultivuesit e qershive në Dibër
Edhe pse në Tiranë çmimi i qershisë është mjaft i kripur për një pjesë të qytetarëve, një padrejtësi edhe më e madhe po ndodh në Dibër.
Tonelata qershi varen në degët e pemëve, por fermerët nuk po shesin mallin ose një pjese e tij iu blihet me çmim fare të ulët.
Dibra është një nga prodhuesit dhe furnizuesit kryesor në vend me qershi, me gati 2500 ha të mbjella ne rang qarku.
Por edhe në këtë superprodhim nuk ka një qendër grumbullimi dhe përpunimi. Tregtarët e shumicës i marrin qershinë 40 deri 50 lekë për kg. Kurse fermerët tregojnë se vetëm vjelësin duhet ta paguajnë 20 lekë të reja për kg.
Fermerët thonë se janë me humbje dhe nëse nuk do të sigurohet një treg apo një grumbullimi, vitin tjetër situata do jetë e njëjtë.
Të intervistuar nga “ABC News”, ata shprehen se: Nga gjithë ky prodhim që mund të jenë 20-30 kuintalë kam shit vetëm 5 kuintalë me 500 lekë. Kam paguar 20 lekë argatin dhe 300 lekë veç për kafen.
Jemi të grupuar, jemi shumë fermerë që diskutojmë por ne kemi mundësi shumë të vogla se nuk kemi aq kapital që të bëjmë një frigorifer super që të mbledhin edhe të tjerët.
Këtu është skandal, këtu merr veten në qafë as 400 lekë të vjetra nuk shitet malli”.
KOHA JONË SONDAZH

