Tonin Alia: Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë “SHQIPERIA 2018

Nga Tonin Alia.

Kryetari  Shoqatës së Prodhuesve të Mobilerise së Shqipërisë

Pallati i Kongreseve është kthyer edhe nje herë në një panair të jashtëzakonshëm të mobilerisë Panairin Nderkombetar te Mobilerise “SHQIPERIA 2018

Swiss Digital Desktop Reklama

Panairi, i cili organizohet nga SHPMSH ne bashkepunim me kompanin Albexpo   ne datat 15-18 mars ne Pallatin e Kongreseve, Tirane, me pjesemarrjen e bizneseve elitare vendase, te afirmuara tashme ne fushen e prodhimit te mobiljeve “Made in Albania” , qe prezantojne risite dhe standartet evropiane, te ketij sektori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky eveniment u vizitua ne Ministrja e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjeve Znj, Sonila Qato e cila shprehu konsiderata te larta per arritjet e te gjithave kompanive ne fushen e prodhimit te mobiljeve, duke kaluar ne  stendat nje e nga nje, e shoqeruar nga Kryetari I Biznes Albania Z. Luan Bregasi, ku vazhdimisht ka nje perkujdesje per mbarvajtjen e panairit si dhe vete bizneseve ne vecanti.Pasi moren  pershtypjet nga te gjitha kompanite pjesemarrese u dakordesua qe ne vashdim te behen takime te perbashketa ne ambjentet prodhuese te kompanive si dhe prane ministrise .

Duhet theksuar se ky panair mbledh se bashku, kompani e sipermarres shqiptare qe kane investuar fuqishem ne kete sektor, duke rritur cilesine e prodhimeve ”Made in Albania‘ qe konkurojne sot importin dhe kane arritur te sjellin ne Shqiperi, perfaqesine e brendeve me te medha nderkombetare ne teknologji dhe aksesore per fushen e mobilerise.

Ndërmarrjet pjesëmarrëse në panair shpesh marrin përsipër trajnimet profesionale të stafit të tyre duke rritur kështu profesionalisht punonjësit.

Nder kompanite pjesemarrese ne fushen e perpunimit dhe prodhimit te mobiljeve jane:

Leli Group                     – me perfaqesues Z. Eduard Leli

EuroBicaku                    – me perfaqesues Z. Dashamir Bicaku

Mobileri Erald                – me perfaqesues Z. Sulejman Ulliri

Ardeno                           – me perfaqesues Z. Tonin ALIA

Emko                             – me perfaqesues Z. Edmond Mema

Mobileri Bolt                  – me perfaqesues Z. Bardhyl Beqiri

Mobileri Doda                – me perfaqesues Z. Dritan Doda

dhe shume kompani te tjera si  te Lendeve te Para dhe Aksesore ku kane nje paraqitje mjaft dinjitoze si dhe kompani te makinerive te perpunimit te drurit.

Ne panairin e mobilerise “SHQIPERIA 2018” marrin pjese mbi 65 firma nga te cilat:

Prodhues dhe perpunues vendas                                                54%

Lende e pare dhe Aksesore                                                       12%

Perfaqesime per Makineri, Paisje dhe ekspozime  nga Gjermania,

Italia, Aurstria, Kosova, Mali i Zi  etj                                        24%

Panairi i Mobilerise ka filluar me edicionin e pare ne vitin 2004. Ne harkun kohore 1995 – 2018 sektori i mobilerise, pergjithesisht tregtar ka ekspozuar ne panairet e pergjithshme, por me kalimin e viteve, kompanite shqiptare e vleresuan pjesmarrjen ne panaire, si pjese shume te rendesishme te marketingut, e per rrjedhoje me shtimin e kerkesave per pjesmarrje, u kalua ne nje panair te profilizuar vetem per mobilerine.

Ne vijueshmerine e viteve, ky panair ka patur sukses, si ne rritjen e numerit te ekspozuasve me perqasje te larmive te ndryshme te ketij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e dhe te huaj , ashtu dhe ne rritjen e te interesuarve si vizitore nga vendi. Keta vizitore kane qene pergjithesisht tregtare te shumices, studio dizajni, arkitekt, ndertues, hotelier, administrator te ndryshem ne fushen e ekonomise, sportit, kultures, arsimit, turizmit, artit e te tjere, gjithashtu dhe konsumatore direkt.

Edicion i ketij viti vjen si nje bashkeorganizim i konsoliduar tashme prej disa vitesh me Shoqate e Prodhuesve te Mobilerise te Shqiperise  dhe Albexpo Group – shoqeri e specializuar ne fushen e oraganizimim/realizimit te ekspo panaireve  I perfaqesuar nga Z. Ylli Bektashi . SHPMSH, lindi dhe u themelua ne vitin 2011 ne kete panair, duke mbeshtetur fort antaret e saj me nje nga objektivat e saj, promovimin dhe marketimin e kesaj industrie ne Shqiperi.

Shoqate e Prodhuesve te Mobilerise te Shqiperise  eshte krijuar ne Tetor te vitit 2011 si nje organizate vullnetare ne mbrojtje te interesave te anetareve te saj dhe industrise se perpunimit te drurit ne vend. Ajo numeron afersisht 2000 biznese prodhuese nga te cilat 40%  jane biznese te medha dhe 60% biznese te vogla me mbi 60 000 te punesuar. Eksporti i sektorit arrin rreth 100 milion euro ne vit.

Funksioni kryesor i Shoqates  se Prodhuesve te Mobilerise te Shqiperise është që të bëhet një zë të përbashkët në promovimin e interesave të industrisë së drurit në Shqipëri, dhe për të zgjeruar njohuritë dhe përdorimin e produkteve të anëtarëve te saj. Për të ndikuar pozitivisht në nivelin e legjislacionit dhe rregulloreve, për të përmirësuar produktet, metodat dhe frytshmërinë për të gjithë përpunuesit e drurit në të ardhmen.

Shoqata ka nje  rritje të shpejtë  ne  tregun në vendet veriore dhe perëndimore të Evropës për furnizimin me mobilje, dhe një kërkesë në rritje për mobilje të cilësisë në çdo segment të tregut. Të dallueshme nga konkurrentët e tjerë në Shqipëri, por edhe për të ofruar produkte të reja në treg, i cili do të kontribuojë në rritjen e prodhimit, anëtar te shoqates jane te gatshem për të përmbushur kërkesat e tregjeve evropiane dhe ndërkombëtare veriore dhe perëndimore.

SHPMSH  është për mbështetjen e Përpunuesve të Drurit shqiptare , prodhuesit e mobiljeve dhe tregtarët me interes të përbashkët në zhvillimin e industrisë së përpunuesve të drurit shqiptare , prodhuesit e mobiljeve dhe tregtarët .

Anëtarët e shoqates  saj janë prodhuesit te produkteve  shumë të ndryshme të tilla si mobilje per ambjente te brendshme dhe te jashtme , mobilje zyre, tavolina, karrige, rafte , dyer , dritare etj .

Duke vlerësuar punën e madhe në Shqipëri për prodhimin e mobiljeve dhe përpunimin e drurit,  industria ne kete sktor ofron një potencial të madh për vendin dhe ne jemi të vendosur për të hartuar kornizën ligjore dhe të sigurojë të gjitha objektivat  të cilat mundësojnë një zhvillim më të madh dhe më tej konsolidimi i kësaj industrie, si një nga degët kryesore të ekonomisë së vendit.

Qeveria duhet të krijojë një kuadër ligjor që te inkurajoje dhe te mbroje prodhuesit shqiptare dhe te zvogeloj importuesit. Duhet të bëjmë gjithçka për të krijuar një hapësirë ​​më të madhe për prodhimet vendase dhe eksportimin e tyre. Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje që druri te marri vleren e vete dhe  produktet e tij te fitojnë një vlerë të shtuar. Objektivi yne eshte qe gjatë  viteve të ardhshme  numri i te punonjesve  te arrije 100 mijë  te punësuar në biznes në krahasim me rreth 60 mijë punëtorë të cilët janë duke punuar aktualisht.

Ne takimin e bere me ekspertin e PUM zotin Martin Knoef  gjate bisedes me antaret e  shoqates ai rekomandoi qe është e rendesishme për të përmirësuar dhe për të forcuar pozicionin aktual të anëtarëve te shoqates në tregjet e jashtme / eksportit. Fokusi do të jetë në ndryshimet që do të ndihmojë për të menaxhuar dhe për të prodhuar më shumë në mënyrë të mjaftueshme dhe me kosto efektive për të konkurruar me prodhuesit  dhe eksportuesit.

Mobilimi, përveçse nevojë e njeriut bashkëkohor, për të përmbushur kriteret e një jete komode, funksionale dhe të rehatshme, është art dhe një mundësi për të shprehur botën e tij shpirtërore.

Duke perfituar nga ky eveniment I uroj te gjithe pjesemarresve , antare te   Shoqate e Prodhuesve te Mobilerise te Shqiperise   nje ecuri dhe zhvillim sa me te mbare ne vitet ne vazhdim.

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?