”Top 10” e PD-së në Tiranë, Basha i pari kurse Berisha i teti. Suprizon Grida Duma

Numërimi për kandidatët e qarkut të Tiranës po vijon me ritme të larta. Koaliconi PD-AN (Partia Demokratike dhe aleatët)) në qarkun e Tiranës ka arritur që të marrë 15 mandate deputetësh në zgjedhjet e 25 prillit dhe tani po numërohen votat e qytetarëve, për kë kandidat ata kanë votuar më shumë.

Lulzim Basha më i votuari në Tiranë me 5,670 vota. Pas tij renditet Agron Shehaj me 4,484 vota dhe i treti Belind Këlliçi me 3,986 vota.

E katërta në këtë qark renditet Grida Duma me 3,395 vota, e cila ishte edhe drejtuese politike në Kavajë dhe Rrogozhinë. I pesti renditet Flamur Noka me 2,740 vota që ishte drejtues në Kamëz dhe i gjashti Shpëtim Idrizi me 2,693 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e shtatë renditet Jorida Tabaku me 2,490 vota dhe në të tetin me 2,328 është ish-kryeministri Sali Berisha. Në vendin e nëntë dhe të dhjetë gjejmë dy aleatët e Bashës, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi me respektivisht me 2,213 dhe 2,017 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?