Top Channel ikën nga Piramida

 

 

Informacioni në Top Channel mbyll sonte një fazë të rrugëtimit të tij të sapo nisur, duke lënë pas në piramidë një pjesë të historisë, edhe pse një pjesë e Top Channel do vazhdojë të qëndrojë në piramidë. 14 vjet janë në një studio, ku nisi edicioni i parë i lajmeve, i cili nga ajo natë u bë dritarja kryesore e informimit për publikun shqiptar. Në pranverën e vitit 2001, kurajoja dhe mendimi i një arkiteki mediatik do të shënonte fillimin e një revolucioni të medias vizive në Shqipëri. Televizioni atë kohë nuk ishte asgjë më shumë se një nga dëshmitë e realitetit në të cilin ndodhej vendi dhe shoqëria në tërësi. Por, Dritan Hoxha nuk kishte në plan të ecte më ritmet e ekonomisë së vendit. Ai donte t’i paraprinte asaj dhe të shndërrohej në një udhërrefyes. Shqipëria kishte humbur shumë kohë, ndaj dhe Dritan Hoxha ndezi motorët e një makinerie që nxitoi të kapte kohën e humbur, jo prej tij, por prej të gjithëve, duke ndertuar Top Channel. Lajmi i parë denonconte marrjen e rërës në Plazhin e Gjipesë, në bregun e jugut nga një anije greke me lejen e qeverisë shqiptare. Nga kjo studio do të merrnin udhë lajme dhe reportazhe investigative e denoncuese. Tweet 1 Postuar në: 20:10 07/09/2015 Top Channel ikën nga Piramida Share 2 Tweet 1 Fshatarët që nuk kishin ujë për vaditje, tregtarët që nuk kishin ku të shisnin prodhimet, nxënësit që nuk kishin libra e banka shkolle, pyjet që digjeshin e lumenjtë që shkatërroheshin, kontrabanda që gërryente financat e shtetit, kriminaliteti dhe korrupsioni, emigrantët në rrugëtimin e tyre të mundimshëm, histori njerëzore që denonconin indiferencën e Qeverisë dhe histori që himnizonin kurajën e guximin njerëzor. Nga studio e piramidës u apelua për ndihmë edhe nga dhjetra shqiptare që po luftonin me vdekjen në det në datën 9 janar 2004. Por jo vetëm kaq! Të etur për ta parë ndryshe këtë vend, njerëzit që bënë Top Channel­in sollën në ekranin e tyre çdo gjë të mirë dhe të bukur që hodhi rrënjë në Shqipëri. Në vitin 2005, në 19 dhjetor dhe pikërisht katër vjet nga transmetimi i parë, Top Channel nisi informimin nga një tjetër studio, ku nisi edhe edicioni sonte, nuk ku ne ju kemi informuar çdo ditë e çdo natë mbi gjithçka që ka ndodhu në Shqipëri e jashtë saj. Kjo studio përmban historinë e Shqipërisë së 10 viteve të fundit, në krah të qytetarit dhe kundër arrogancës së pushtetit, duke u përballur edhe vete me këtë të fundit. Kjo studio u bë dëshmitare e tragjedisë më të rëndë; asaj të Gërdecit, në një maratonë që përcolli dhimbjen te miliona shqiptarë,e ngjarjeve të tjera të vështira, si 21 janari i 2011. Kjo studio ishte edhe dëshmitare e momenteve të rëndësishme e historike të Shqipërisë, nga anëtarësimi në NATO, vizita e parë e një Presidenti amerikan në Tiranë, 100­vjetori i pavarësisë deri te vizita e Papa Françeskut një vit më parë, pa llogaritur sa e sa orë transmetim në shërbim të publikut me maratonat zgjedhore dhe çdo ngjarje tjetër. Top Channel nuk investoi thjeshtë fjalën e fundit të teknologjisë në fushën televizive, por krijoi standardet e para të medias vizive në Shqipëri, duke i imponuar tregut mediatik, jo vetëm cilësinë e zërit dhe figurës, por mbi të gjitha cilësine e lirisë së fjalës dhe demokracisë. Sot media, apo pushteti i katërt, në Shqipëri është më i besueshëm se drejtësia, legjislativi apo ekzekutivi. Sot shumica e shqiptarëve e shikojnë median si faltoren më të rëndsishme për të denoncuar padrejtësinë dhe korrupsionin dhe duhet ta pranojmë se ky është një piedestal ku këtë pushtet e ngritën ambiciet dhe puna e medias që themeloi Dritan Hoxha. Sot lajmet në Top Channel mbyllin një pjesë të shkurtër të rrugëtimit të tij dhe nis një tjetër të re në udhën e gjatë që ka përpara. Informacioni që mori jetë në një ndërtesë, që dikur ishte muzeu i dikatorit Enver Hoxha, e zhvendos aktivitetin e tij në një mjedis krejt të ri e modern, në një hapësirë ku prej muajsh punohet ditë e natë për ndërtimin e një studioje të re, ku teknologjia është sërish disa hapa përpara, për të treguar se ku duhet të shkojmë. Programet e vjetra dhe të rejat që marrin jetë këtë sezon, kanë të gjitha diçka të re këtë vit, megjithatë është sërish Top Channel… E njëta media! I njëjti mision! E njëjta ëndërr…dhe ambicie që vazhdon, por që do të ecë pak më shpejt, për të fituar sërish kohë mbi kohën. /top­channel/ 

SHKARKO APP