Top Channel përfundon në gjykatë

Nëpërmjet çështjes civile Nr. 5059, regjistruar pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë, më 18.01.2016 paditësit Itan Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha dhe Vjollca Hoxha kanë paditur Albert Sinon dhe Aurel Bacin në kuadër të një çështjeje tregtare, sikurse emërtohen në portalin e gjykatës.

Objekti-padia e paditësve ngre pretendimin që të paditurit t’iu njohin atyre edhe 60% të aksioneve të shoqërisë Top Channel, duke qenë se sipas tyre kontrata e shit-blerjes së aksioneve e lidhur prej tyre është e pavlefshme.

Më konkretisht objekt-padi përcakton:

“Detyrimin e te paditurve te njohin paditesit pronare edhe mbi 60% te aksioneve te shoqerise Top Channel sh.a me nr. K12007002U Nipti, shoqeri e se drejtes shqiptare, per shkak se Kontrata e Shitblerjes se Aksioneve me nr.1154 Rep. dhe nr. 598/2 Kol. date 15.06.2007 e lidhur perpara noterit Artan TRESKA eshte absolutisht e pavlefshme pasi eshte kryer ne kundershtirn me ligjin; 2. Urdherirnin e c’regjistrimit nga regjistri i aksionareve te shoqerise Top Channel sh.a te te paditurve Albert Sino dhe Aurel BACI dhe nga regjistri i ekstraktit te shoqerise ne QKR, pasi titulli ne baze te te cilit eshte bere regjistrimi i tyre ne regjister eshte i pavlefshem; 3. Marrja e mases se sigurimit te padise nepermjet pezullimit te ushtrimit te te drejtave qe rrjedhin nga zoterimi i aksioneve (e drejta e votes, e drejta e fitimit te dividentit) si edhe ndalimin e tietersimit te aksioneve, ne Shoqerine Top Channel sh.a., nga te paditurit Albert Sino dhe Aurel Baci, deri ne marrjen forme te prere te vendimit te gjykates”.

Çështja është në gjykim nga gjyqtarja Teuta Hoxha.

SHKARKO APP