Topalli: ADN-ja ime është protesta

 

Deputetja Jozefina Topalli u shpreh se "në Parlament kërkohet të votohet buxheti i kolapsit dhe falimentimit". Sipas saj, të rinjtë nuk po shohin më asnjë perspektivë në këtë vend.

"Mesazhi i vetëm ndaj kryeministrit është “Edi Rama, ik!” Në Parlament kërkohet të votohet buxheti i kolapsit dhe falimentimit. ADN-ja ime është protesta, por unë e di që shqiptarët kanë të injektuar frymën e rebelimit kur i shtypin. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për të protestuar kundër një klike që kërkon të zbrasë vendin. Kanë ikur 100 mijë shqiptarë për një vit e gjysmë. Të rinjtë nuk shohin perspektivë në këtë vend, janë humbur 73 mijë vende pune", deklaroi Jozefina Topalli.

SHKARKO APP