Topalli: Dorëheqja e Lleshajt duhet të ndodhte në mënyrë të menjëhershme

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se dorëheqja e Sandër Lleshajt ishte diçka që duhet të ndeshte.

Topalli: Ishte një dorëheqje që duhet të ndodhte në mënyrë të menjëhershme. Opinioni publik është i shokuar për këtë ngjarje dhe kërkon përgjegjësi morale, ligjore dhe institucionale. Nëse Lleshaj e ka dhënë dorëheqjen me vonë sigurisht që nuk është e justifikueshme.

Jo gjithmonë ndodh në vendin tonë dorëheqja, por ishte një rast i paimagjinueshëm. Unë po lexoja fjalët e nënës që i kishte dhënë lekë për cigare dhe më pas i kishin thënë se është vrarë.

SHKARKO APP