Topalli: Xhisiela është vetëm. U përdor për politikë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar në lidhje me rastin e Xhisielës duke marrë shkas pas intervistave të fundit të saj që e bënë ngjarjen më të zymtë nga sa ishte më parë.

Ish-kryetarja e Kuvendit në një postim në Facebook, vë theksin te rënia në peshë e vajzës dhe te fakti se është e rritur në një familje pa  mashkull.

Topalli gjithashtu shkruan se Xhisiela është vetëm në “luftën” e saj, dhe se një gjë të tillë e ka kuptuar dhe ajo vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fajtore për këtë Topalli bën shtetin dhe mafien, shoqërinë civile inekzistente dhe po ashtu drejtësinë e kalbur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i plotë

Xhisiela ka humbur 12 kg për pak kohë.

Ajo është një vajzë e bukur, e mençur , por me një histori të tmerrshme. Fytyra e saj flet për vuajtjen e pafund të saj. Syte e fundosur tregojnë të kundërtën e fjalëve të saj.

Kush jemi ne që të gjykojmë vajzën nga fjalët.

Ajo është bërë kockë e lekurë, pa baba, pa vlla, dhe jeton në një fshat ku nuk hyn as policia. Ajo është e marrë peng.

Kush janë këta trimat që gjejnë kurajo me e gjykue vajzën e re.

Në fakt Xhiseila nuk ka frikë për vehten. Ajo po kërkon të mbrojë jetën e motrës dhe nënës. Ajo e din se në të gjithë e kemi lënë vetëm vajzën.

Cfarë bëmë ne për të, përvecse e përdorëm për qëllime politike.

Kush prej nesh e di sa netë pa gjumë, sa ankth e tmerr ka kaluar ajo. Kush prej nesh do e mbrojë vajzën kur media e politika të gjejnë një tjetër temë.

Dikush thotë se historia e saj ngjason me filmin “ Gruaja më e bukur”. Në fakt nuk është krejt ashtu. Tek filmi shteti është me vajzën.

Këtu vajza është vetëm, kundra shtetit e mafies bashkë;Vetëm përballë një politikë që kërkon ta përdorë; Vetëm përballë disa mediave që kërkojnë ta përdorin për audiencë dhe një shoqërie civile inekzistente. Vetëm përballë një drejtësie të kalbur …vetëm e rrethuar nga frika e krimit që i rrin ngjitur.

Vetëm … Ajo e ka kuptuar që është vetëm…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?