Topi: Basha ka qenë manekin i Berishës, me të dy Rama fiton gjithmonë
Ish-presidenti Bamir Topi thotë se beteja në PD është një luftë mes Bashës dhe Berishës. Për të kreu Lulzim Basha është parë nga të gjithë si një kukull e Sali Berishës, ndërsa ky i fundit nuk e ka pritur një sulm të tillë nga Basha.
”Këta dy persona nga viti 2005 kanë qenë bashkë. Duhej veç një hall i madh që Berisha të dilte në shesh. Kjo bashkëjetesë politike u prish kur njeriu që Berisha i dha gjithçka, i bëri atë që nuk ia kishte bërë askush. Ky është një raport psikologjik që vetëm që ata e dinë.
Berisha është një lojtar me eksperiencë, duke përcaktuar fatin e shumë të tjerëve në PD. Edhe kur Basha u zgjidh sërish Berisha qëndroi në qetësinë e tij. Berisha e ka mbështetur Bashën dhe deri në atë moment nuk ka ndjerë asnjëlloj rreziku të asaj natyre. Mendoj se do të jetë sërish deputet me Ramën.
Basha gjithmonë është parë nga të gjithë, edhe nga unë si një njeri që vendimmarrjen nuk e kishte të vetën. Ishte krijuar ideja që nuk kemi gabuar në fakt, se Basha ishte një manekin në duar e Berishës. Ai vetë ka pasur një betejë të brendshme psikologjike dhe ka gjetur rastin për të dalë nga kjo situatë”.