Topi i përgjigjet Nishanit: Reagim shumë nervoz dhe i panevojshëm

Ish- presidenti Bamir Topi i është përgjigjur ish-presidentit Bujar Nishani.

I ftuar në Repolitix në Report Tv, Topi e ka cilësuar si të panevojshëm reagimin e ashpër të Nishanit, pasi sipas tij nuk ka shkruar asgjë më tepër se një të vërtetë. Ish-presidenti tha se nga reagimi i Nishanit, mund ta konfirmojë që takimi i tyre i parë është bërë në një karburant.

“Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqe. Ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç’ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur”, shkruan Topi

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emisionin Repolitix, Topi do të ndalet dhe të flasë për Librin “Nocturn“; momentet më delikate të presidencës 2007-2012 dhe raportet e vështira me politikanët më të rëndësishëm të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish- presidenti Bamir Topi i ka kthyer përgjigje ish-presidentit Bujar Nishani. Nga studio e Repolitix, Topi është shprehur  se ka qenë një reagim i ashpër nga Nishani, që sipas tij rikonfirmon atë që ai ka shkruar në libër.

“Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqe. Ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç’ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur”, shkruan Topi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?