Topi: PD-në e drejton Berisha, pse i hoqi nga partia bashkëpunëtorët

Ish-presidenti Bamir Topi është i bindur se Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Bamir Topi foli për largimet nga PD, duke përmendur Jozefina Topallin dhe thotë se është një gabim i madh pasi janë figura të memories.

“Unë nuk e kam me zotin Basha, por me institucionin e kryetarit. Kam pasur pakënaqësitë e mia me disa që janë larguar padrejtësisht nga PD. Unë s’kam pasur marrëdhënie normale gjatë detyrës sime me zonjën Topalli se ishte pjesë e mendimit politik të Sali Berishës, por kjo s’më heq mua asnjë lloj të drejte të them që është bërë një gabim i madh që i hiqet memoria zonjës Topalli e të tjerëve. Marr Topallin se kemi bashkudhëtuar në momente shumë të vështira. Sot vjen një njeri që sipas meje s’është vendimmarrja e tij, s’ka gjëra në atë parti poltike që bëhen pa ideimin e mjeshtrit të madh Sali Berishës”, deklaroi Topi.

I pyetur se përse do t’i interesonte Berishës të hiqte bashkëpunëtorët, ish-presidenti tha se do të lërë një PD pa memorie të bashkëkohësve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë duhet të rri gjatë që t’u jap atmosferën e brendshme. Historia është që në përfundim do të lërë një PD pa memorie të bashkëkohësve të tij, do t’ia lejë një personi që tek e fundit drejton një parti politike zyrtarisht, por praktikisht, unë jam i bindur për këtë punë, drejtohet…dhe kjo është arsyeja që shpresat që një opozitë do kthehet në mazhorancë jo janë minimaliste, por janë inekzistente dhe kjo është arsye që kryeministri aktual në vend që në mandatin e dytë të bëhet me i butë, bëhet më arrogant se është vetë sistemi që i prodhon këto”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me protestën e opozitës të shtunën, Bamir Topi tha se është e drejtë e opozitës por duket më shumë si për të bërë detyrën.
“Është e drejtë e opozitës të bëjë protestë. Eksperienca e kësaj opozite ka treguar që më shumë duket sikur bën detyrën për të bërë një protestë, se sa për të bërë një protestë për një qëllim të madh”, tha ai.

Për sa i përket reformës në drejtësi, Topi tha se duhej një reformë politike, pasi mëkatarët më të mëdhenj janë në politikë.
“Natyrisht çdo reformë, patjetër jep premisa që gjërat do përmirësohen. Krahas mbështetjes së fuqishme, reforma në drejtësi duhet të bëhet paralelisht me reformën politike. Ne kemi realizuar ligjin, ky procesi i vettingut patjetër që do ta pastrojë por nga ana tjetër mëkatarët e mëdhenj i kemi në politikë”, deklaroi ish-presidenti Bamir Topi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?