Topi: S’është më ai Berisha që kam njohur. Reagimi i akullt, shenjë e keqe

Ish-presidenti Bamir Topi shprehet i keqardhur që situata në kampin blu ka rënë në këto nivele. Situatën pas rezultateve të 14 Majit, ai tha se e sheh shumë të zymtë situatën. Sipas tij, aktorët politikë nuk po reflektojnë në lidhje me humbjen, e këtë e lexon si një rezultat që edhe opozitës nuk i intereson më.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar, por kurrsesi në këto përmasa. Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën, sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu. Gjendja është e zymtë.

Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale. Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar. Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?