Topi: Sjellja e ndërkombëtarëve me Ramën, zhgënjyese! Presidenca, opozitë në një republikë kryeministrore

I ftuar në Edicioni qendror në RTV Ora, ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi u shpreh se duket sikur BE-ja me qëndrimet që po mban kundrejt Ramës po jep një zhgënjim te pritshmëritë.

Bamir Topi: Ndërkombëtarët janë duke u sjellë ndryshe sa ç’janë sjellë me gjithë politikanë e tjerë. Ndonjëherë duket sikurse e kritikojnë, sikurse e këshillojnë, pastaj struken. Edhe politika në Evropë duket si një politikë oportuniste dhe nuk është më si në fillimet e BE-së. Duket sikur BE-ja me qëndrimet që po mban kundrejt Ramës po jep një zhgënjim te pritshmëritë. Ne po shkojmë drejt BE-së, por BE na duket si një mirazh, që aq më shumë po largohet.

Për Topin, Presidenca është i vetmi institucion që po bën opozitë institucionale, pasi vendi është shndërruar në një republikë kryeministrore.

Bamir Topi: Presidenca është i vetmi institucion që po bën opozitë institucionale. Ne e mveshim me karakteristika të karakterit individual. Pas ndryshimeve të 2008-tës, Shqipëria ka një republikë kryeministrore. S enë një moment që parlamenti e rrëzon dekretin e presidentit për zgjedhjet me 97 vota, kjo tregon se Rama e ka bërë zap parlamentin. Të gjitha institucionet dalin nga parlamenti dhe ky i fundit ka një influencë politike në këto institucione.  Rama ka një interes që të mos i futet interesit të gjërave se del zbuluar. Ai shkon te karakteri i debatit vulgar i rrugës.

Topi shtoi se Janë denoncuar afera, por opozita nuk duhet të ndalet këtu, por duhet një aksion i fortë politik dhe një garanci për rrëzimin e Ramës.

Bamir Topi: Janë denoncuar afera, por nuk mbaron këtu situata. Këtë mund ta bëjë fare mirë media. Është çështja për një aksion të fortë politik, që nis me një organizim të fortë. Nuk mund të qëndrohet në pozicionet e një denoncuesi. Duhen garanci që ky pushtet të rrëzohet me votë.

SHKARKO APP