Topografi shpërdoronte detyrën prej 3 vitesh në dëm të qytetarëve, bie menjëherë në pranga
Policia me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se është arrestuar topografi i Njësisë Administrative Golem, për shkak se dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në harkun kohorë nga viti 2018-2021.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 29.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin B. B, 66 vjeç, me detyrë Topograf i Njësisë Administrative Golem, Kavajë, sepse në harkun kohor të viteve 2018-2021 dyshohet se ka shpërdoruar me detyrën në dëm të disa shtetasve në njësinë administrative ku punon.