Tradhëtare apo e blerë? Rudina Hajdari: Ata që akuzojnë janë…
PD dhe LSI vendosi që të digjte mandatet dhe ”të pabindurit” në listat e kanditatëve për zgjedhjet e 2017, të cilët kanë pranuar marrjen e mandateve, janë etiketuar nga këto forca politike si tradhëtarë ose të blerë nga mazhoranca.
E pyetur nëse i druhet një etiketimi të tillë pas vendimit për të mos dorëzuar mandatin, Rudina Hajdari ka këtë përgjigje: ”Këto akuza vinë nga njerëz me shpirt të ngordhur dhe janë shpresështypësit e këtij vendi. Unë nuk jam një nga ato njerëz. Unë nuk e shes shpirtin tim, në momentin që shpirti shitet nuk blihet më. Unë nuk shqetësohem për këtë. Ajo që më shqetëson mua gjatë gjithë ditës është të jem një përfaqësuese e mirë e këtij populli, të jem nënë e mirë, grua e mirë dhe të bëj të pamundurën që të vazhdojmë të ecim përpara për ta zhvilluar Shqipërinë”.
KOHA JONË SONDAZH

