Tradhëti dhe dhunë/ Historia mediatike e çiftit Saliaj që sot u mbyll me vrasje (VIDEO)
Vjehrri Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliajn dhe la të plagosur edhe avokatin Adriatik Camën. Divorci i tyre kishte bërë bujë edhe në media, për shkak të akuzave për dhunë dhe tradhëti.
“Emisioni Uniko” vitin e shkuar raportoi se brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike.
Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.
“Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn madje dhe për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime. Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, të kishte kërcënuar vjehrrën, madje dhe për tradhti bashkëshortore”,-thuhet në emision.