“Tradhtia zgjidhet vetëm me vdekje!” Gjykata britanike dënon me 19 vite burg shqiptarin

Shqiptari Fatos Xheta, i cili rreth 6 muaj më parë vrau në Oxford (Britani) gruan e tij Safie Xheta është dënuar me 19 vite burg.

Gjykatës iu deshën 90 minuta për të dhënë vendimin ndaj 46-vjeçarit shqiptar.

Gjyqtari i çështjes tha se Xheta ishte xheloz ndaj gruas së tij. Kjo u vu re edhe nga disa shënime që u gjetën në banesën e tij, përcjell ora.

Në një letër ai kishte shkruar në shqip: “Tradhtia zgjidhet vetëm me vdekje”.

Hetimet zbuluan se ai i kontrollonte vazhdimisht gruas rrjetet sociale. Pak muaj para vdekjes, Zonja Xheta pyeti një mik të sajin: “Pse nuk me lejon të kem miq? Unë nuk kam telefon, sepse ai e shkatërroi atë.”

Çifti ishte transferuar nga Italia vitin e kaluar dhe punonte në një fabrikë të qytetit.

SHKARKO APP