Tra*edia në Greqi, nëna e shqiptares: Vajza ime mori një biletë vde*je, më sollën vetëm hirin

“Vajza ime bleu një biletë vdekjeje”, tha zemërthyer Alma Lata, nëna e 20-vjeçares Klaudia Lata, e cila humbi jetën një vit më parë kur dy trenat u përplasën në Tempi të Greqisë.

E vetmja gjë që ajo kërkon është që përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe nëse shpallen fajtorë të kthehen pas hekurave. Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri.

“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi. Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri”, tha Lata.

Ajo thotë se vajza e saj kishte frikë të përdorte autobusin dhe preferonte hekurudhën sepse mendonte se ishte më e sigurt. Klaudia Lata, një nga 57 të vdekurit e asaj nate fatale, ka lindur në Larisa, ndërkohë që kishte marrë nënshtetësinë greke.

SHKARKO APP