Trafik droge, apo turizëm?! 15 shqiptarë të bllokuar në Ekuador dhe Kolumbi

Plot 15 shqiptarë i kanë kërkuar ndihmë kryeministrit Rama për t’u kthyer në Shqipëri. Ata kanë udhëtuar në Kolumbi, Ekuador dhe Meksikë që prej fillimit të janarit dhe pandemia i ka bllokuar.

Tashmë kërkojnë të kthehen në atdhe, por nuk ka asnjë mundësi. Gjithsesi, shqiptarët përmes e-mail në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, si dhe vetë kryeministrit Rama kërkojnë gjetjen e mundësive për t’u kthyer.

Por, shqiptarët që udhëtojnë në këto vende më shumë se një udhëtim turistik kanë një tjetër motiv, që lidhet me trafikun e drogës, kontaktet e atjeshme me grupet kriminale dhe jo vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është përgjigja e një drejtuesi të lartë të Policisë së Shtetit, që u pyet nga nëse kanë informacion për një gjë të tillë, për kërkesën e riatdhesimit të shqiptarëve të bllokuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto konsiderohen vende të varfra dhe turizmi nuk është një sektor që prodhon të ardhura. Ato janë vende të njohura për trafikun e drogës. Por, në Kolumbi dhe Ekuador ka edhe shqiptarë që ndodhen në burgje, e për të cilët autoritetet shqiptare kërkojnë informacion, ose u japin të dhëna homologëve të tyre kur u kërkohet.

Sipas Policisë, shqiptarët operojnë në Guajakil, në qytetin-port më të madh të Ekuadorit, andej prej nga nisen anijet me drogë, që më pas ndahen në të gjithë Evropën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?