Trafik droge dhe gjobëvënie nga burgu/ SPAK kërkon futjen në “Bis 41” të 3 të dënuarve
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ka nisur verifikimet per 3 të dënuar për sjellet e tyre dhe kontaktet që mbajnë jashtë me anëtar të grupeve kriminale.
Në këto informacione thuhet se ka dyshime të arsyeshme se të dënuarit janë përfshirë në trafik droge dhe në një rast gjobvënie.
Në përfundim të verifikimit, SPAK pritet ti propozojë ministrit të drejtësisë futjen në regjim të posacëm për 3 të dënuarit.
Aktualisht në “bis 41” janë 7 të dënuar.
Ndërkohë vendimet e ministres së drejtësisë për futje në regjim të poscaëm janë kundërshtuar në gjykatë dhe pritet vendimi për të parë nëse janë të drejta apo të gabuara.