Trafik drogë me mafiozin e rrezikshëm në Itali, arrestohet shqiptari (Emri)

Policia italiane ka arrestuar 4 persona në kuadër të një operacioni anti-drogë në Firenze. Në mesin e 4 personave të arrestuar për trafik droge është edhe një shqiptar i identifikuar si Pavlin Delia. Shqiptari ishte pjesë e një bande, ku bënte pjesë edhe një mafioz italian, i cili ishte dënuar më parë me burgim të përjetshëm.

Bëhet fjalë për Giovanni Sutera, i cili ka vrarë dy persona, ku më e rënda ishte ekzekutimi i 17-vjeçarit argjendar Graziella Campagna në vitin 1985.

Për këto krime ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, por prej kohësh kultivonte marihuanë në Spanjë dhe më pas e transportonte drejt Italisë ku përfundonte në duart e shqiptarit Pavlin Delia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të arrestuarit e tjerë janë anëtarë të Cosa Nostra- dhe kishin një lokal në qendër të Firences, ku e përdornin për të shpërndarë drogë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?