Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, 22 arrestime

Konkretisht, bëhet fjalë për një organizatë kriminale e cila merrej me trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e cila siç mësohet nga mediat fqinje, u shkatërrua nga policia e Torinos.

Mësohet gjithashtu se 22 urdhër-arrestet u ekzekutuan në Piemonte dhe Siçili, ku u ndaluan persona të përfshirë në trafikun e heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Të arrestuarit janë shumica italianë por edhe shqiptarë, të cilët merreshin me trafikimin ndërkombëtar të lëndës narkotike, e cila vinte nga Shqipëria.

 

 

SHKARKO APP