Trafik kokaine prej 130 milionë euro në vit, arrestohen 13 shqiptarë në Itali

 

Policia financiare e qytetit të Brescia ka arrestuar sot 13 shqiptarë me akuzën e krimit të organizuar në trafikimin e kokainës.

Kjo bandë kriminale ishte e aftë të tregtonte 20 kg kokainë në javë, pothuajse një ton në vit me një vlerë që kapërcente 130 milionë euro.

Sipas dokumentacioneve të mbajtura nga vetë të arrestuarit vetëm në periudhën e shkurtër kohore prej 20 deri më 23 mars 2015, kjo bandë kishte fituar nga trafikimi i kokainës rreth 1 milionë euro.

Hetimet e Prokurorisë së  Brescia kishin nisur një vit më parë pas dyshimeve të agjentëve të financës italiane mbi identifikimin e një gruaje shqiptare që blinte në një farmaci, një sasi të konsiderueshme medikamenti për fëmijë, mjaft i përdorur në përgatitjen e kokainës.

Ky operacion policor u shtri dhe në provincat e Bergamos, Milanos, Piacencës, Parmës e Peruxhias e falë përgjimeve telefonike u bë e mundur arrestimi i 13 shqiptarëve.

Në momentin e arrestimit u sekuestruar 16 kg kokainë, 2 kg hashash, para të thata e armë.
Grupi kriminal i shqiptarëve drejtohej nga kushërinjtë Altin e Fatos Beqja, nën mbikqyerjen e Sokol Xhetës, Emirjan Beqes e Dëfrim Shamkut.

Me këtëo arrestime merr fund dhe operacioni “Refresh” nisur nga Policia Italiae qysh në fillim të muajit qershor.

SHKARKO APP