Trafik “malli” drejt Italisë, “fundosen” 17 persona

35 persona kanë qenë nën hetim, 17 janë arrestuar (mes tyre një në arrest shtëpiak dhe të tjerët në qeli), janë sekuestruar mbi 1500 kilogramë hashash, mbi 100 kile dhe 2 kilogramë “miell”.

Policia italiane ka shkatërruar në këtë mënyrë pjesëmarrësit në rrjet, nën operacionin e koduar “Outlet”. Në pranga kanë rënë shqiptarë e italianë, thuajse të gjithë rezidentë në Bologna.

“Gjethja jeshile” vinte në sasi të mëdha, falë organizimit shqiptar, me gomone të fuqishme në plazhet pranë Puglias. Transporti drejt Bolonjës bëhej nga bolonjëzt, të cilët e fusnin lëndën në garazh dhe nuk ngjallin dyshime. Më pas lënda narkotike vendosej nëpër banesa të braktisura apo nëpër kodra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane, të cilat i referohen policisë, malli që vinte nga Shqipëria sillte të ardhura të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një kilogramë mall blihej 800-1000 euro, për t’u rishitur me 2000-2500 euro. Për të krijuar një ide për sasinë që mbërrinte në Itali, secila nga gomonet mbante deri në një mijë kilogramë.

Pjesëmarrësit në trafik komunikonin përmes një chat-it të kriptuar, i cili, pasi u dekodua, ishte kyç për çmontimin e organizatës.

Në Bologna “malli” shitej në rrugë nga shpërndarës që ishin thuajse të gjithë shqiptarë dhe afrikano-veriorë. Pikërisht nga arrestimi i njërit prej tyre nisi hetimi.

Marokeni i prangosur u tha hetuesve se sapo e kishte blerë miellin e bardhë nga disa shqiptarë që ia kishin dorëzuar mallin në zonën e jashtme të qendrës tregtare Meraville, dhe nga kjo lindi edhe ideja e emrit të operacionit, “Outlet”.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?