Trafik në autostradë, maunja përplaset me trafik-ndarësen

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës.
Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë duke u përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Gjatë aksidentit, mjeti i rëndë ka rrezikuar edhe mjetet që kalonin në kahun e kundërt të lëvizjes, por për fat të mirë nuk janë shënuar të lënduar.

Si pasojë e ngjarjes, trafiku është rënduar duke krijuar radhë të gjata makinash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?