Trafik për shkak të tërmetit, qytetarët drejt Jugut

Mbyllja e mbikalimit të Shkozetit, ka shkaktuar trafik të rënduar të automjeteve që presin në rradhë për të lëvizur drejt jugut. ”Po evakuohemi nga Durrësi, do ikim në Vlorë. Për sigurinë e fëmijëve dhe njerëzve të shtëpisë”, shprehet një qytetar i Durrësit. Në shumë makina shihen familjarë që largohen nga qyteti i Durrësit. ”Po largohemi të gjithë nga Durrësi, do ikim në Elbasan”, thotë një tjetër qytetar. Banorët vijojnë të largohen nga shtëpizat e tyre, pasi për fat të keq ende vazhdojnë tërmetet në Durrës. Një pjesë janë larguar që në ditën e parë e tërmetit, e të tjerët shihen tek po largohen së bashku me familjarët e tyre. Jugu është më i preferuari dhe shumë shtëpi e hotele kanë ofruar akomodim dhe ushqim për të gjithë personat e prekur nga tërmeti.

SHKARKO APP