Trafikanët rrisin kanabis në sera e magazina, Kruja më problematike

Në Shqipëri po vihet re një ndryshim në mënyrën e rritjes së bimëve narkotike. Një pjesë e mirë e kultivuesve kanë filluar të aplikojnë rritjen e kanabisit në magazina apo ambiente të përshtatura duke iu shmangur kësisoj dhe fluturimeve të Guardia di Finanza, të cilat vijojnë të monitorojnë nga ajri.

Kontrollet në terren kanë qenë mjaft të vështira kjo për shkak të mungesës së informacioneve, por edhe mjaft rasteve të bashkëpunimit të strukturave lokale, ndërsa mënyra e kultivimit të narkotikëve në sera ka ndikuar në rritjen e prodhimit.

Problematike situata paraqitet në qytetin e Krujës, që përbën dhe 24% të procedimeve të referuara në prokurori e ndjekur më pas nga Tirana me 20%. Për 5-mujorin e këtij viti policia e Shtetit bëri me dije se monitorimi, krahas ambienteve të hapura kryesisht në zona të thella pyjore është fokusuar në ambiente të mbyllura. Qarqet në të cilat po ushtrohen kontrolle të imtësishme janë Tirana Durrësi Vlora Fieri dhe Elbasani.

SHKARKO APP