Trafikim të qenieve njerëzore, kalon për gjykim dosja e 51 të pandehurve
Kalon për gjykim në Gjykatën për Krimet e Rënda, dosja e 51 të pandehurve, të cilët akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore kundrejt shumave të larta të parave në SHBA, Kanada dhe Britani të madhe. Pas shkarkimit nga detyra të prokurorit Eugen Beci nga vettingu, prokuror i çështjes është caktuar përmes shortit, Përparim Kulluri. Për këta persona rëndon akuza; “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Shtetasit e trafikuar paguanin 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA, 10 mijë paund për në Britani dhe 5-10 mijë euro për vendet e BE-së.
KOHA JONË SONDAZH

