Trafikimi i emigrantëve, 26 të arrestuar. Rrumbullaku: Mes tyre edhe një punonjës policie

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dha këtë të premte detaje për megaoperacionin që goditi një grup kriminal që ka qenë i përfshirë në falsifikim të pasaportave e më pas mundësimin e udhëtimit ilegal të emigrantëve përmes tokës apo ajrit.

“Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë. Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri u anagzhuan 500 forca policie.

U sekuestruan 7 automjete, 1 laborator për falsifikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjahu, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë dhe bizhuteri. 120 kontrata blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryesisht të dokumenteve të BE”, tha Rrumbullaku.

SHKARKO APP