Trafikimi/Seanca zgjati rreth 11 orë, në burg 39 të arrestuarit

Një seancë maratonë për 39 të arrestuarit e 7 grupeve që trafikonin shqiptarë drejt SHBA-së dhe Kanadasë, ku gjykata i la të gjithë në masën e ”arrest me burg”.

Një seancë e cila zgjati rreth 11 orë, nga ora 09:30 e mëngjesit të kësaj të hëne e deri në mbrëmje në 20:40, konkludoi me pranimin e kërkesës së prokurorit Eugen Beci nga trupi gjykues duke lënë në burg 39 të arrestuarit.

Operacioni u finalizua para dy ditësh dhe nga 51 persona të përfshirë, 39 u arrestuan në Shqipëri, mes tyre 4 policë, ndërsa për 12 të tjerët (2 bullgarë) po punohet për prangosjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër policët e arrestuar para dy ditësh ishin me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar. Ndërsa mbrëmë është ndaluar edhe një tjetër policë, pasi akuzohet se dekonspiroi aksionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të arrestuarit të cilët mbetën në burg nga Krimet e Rënda

1.Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
2.Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
3.Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
4.Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
5.Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
6.Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
7.Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
8.Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
9.Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
10.Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
11.Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
12.Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13.Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
14.Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
15.Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
16.Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
17.Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
18.Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
19.Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
20.Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
21.Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
22.Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
23.Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
24.Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.
25.Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
26.Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
27.Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
28.Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
29.Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
30.Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
31.Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
32.Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
33.Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
34.Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
35.Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Policët e arrestuar
Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?