Trafikonin drogë nga Italia dhe e shpërndanin në Tiranë, arrestohen tre persona. Sekuestrohen armë, kokainë e heroinë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, arrestohen tre persona, një prej tyre italian.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të grumbulluara për veprimtari të kundërligjshme në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit, pas hetimeve 6-mujore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Weekend”, në kuadër të të cilit u bë i mundur ekzekutimi i dy masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

Vladimir Gjoci, 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit” ;

Gehard Gaci, 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit italian me iniciale Marco Maraschio, 40 vjeç, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, bashkëpuntor i shtetasit V. Gj.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezuluar se shtetasi V. Gj., së bashku me shtetasin italian M. M., banues në Lecce, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, mereshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Ndërsa shtetasi G. G. merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi V. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP