Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë, dënohen tre shqiptarët

Autoritetet britanike kanë shkatërruar një rrjet kriminal shqiptar me bazë në Londër, i cili përdorte kamionë për të trafikuar emigrantë shqiptarë që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Tre anëtarët kryesorë të grupit, Toni Liko, 42 vjeç, Klement Gjika, 44 vjeç, dhe Stelian Bodnariu, 37 vjeç, janë dënuar me mbi 15 vite burg në total. Liko dhe Gjika morën nga 5 vite e 8 muaj secili, ndërsa Bodnariu 3 vite e 4 muaj. Sipas policisë, ata kërkonin deri në 11 mijë paund për çdo person që trafikonin. Hetuesit e Policia Metropolitane zbuluan se gjatë 18 muajve të funksionimit, rrjeti kishte transportuar të paktën 20 shtetas shqiptarë në Londër, edhe pse dyshohet se numri real është dukshëm më i lartë. Për të çmontuar grupin, policia ndoqi lëvizjet e automjeteve, analizoi kamerat e sigurisë në stacionet e shërbimit dhe përdori metoda survejimi për të identifikuar drejtuesit e rrjetit.

Treshja u arrestua më 18 qershor të vitit të kaluar, ndërsa nga kontrolli i telefonave u gjetën mesazhe që tregonin koordinimin mes trafikantëve dhe shoferëve të kamionëve për organizimin e transportit. Inspektori Stuart Jack, i cili drejtoi hetimin, deklaroi se grupi kishte vetëm një qëllim: përfitimin financiar. Ai paralajmëroi se emigrantët e trafikuar shpesh përfundojnë të shfrytëzuar edhe pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, duke u detyruar të punojnë për rrjetet kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Apeloj tek shoferët e kamionëve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Kjo nuk është një krim pa viktima”, tha ai. /Balkan Web/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?