Trafikonin tonelata drogë nga Shqipëria në Itali, 17 në pranga

Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të drogës nga Shqipëria në Bologna, 17 në pranga Policia italiane ka shkatërruar një rrjet të madh të tradfikut të drogës që vinte nga Shqipëria, me 35 të hetuar, 17 të arrestuar dhe sekuestrim të mbi 1500 kileve marijuanë, 100 kile hashash e dy kile kokainë. Pjesëmarrësit në rrjetin e shkatërruar nga operacioni me emrin e koduar “Outlet” ishin shqiptarë e italianë, thuajse të gjithë rezidentë në Bologna.

Droga mbërrinte në sasi të mëdha me gomone të fuqishme që zbarkonin në brigjet e Puglias. Transporti drejt Bolognjës bëhej nga bolonjezë, të cilët e fshihnin në garazhe që nuk ngjallnin dyshime, të paktën deri sa u zbuluan nga policia.

Më pas, përdornin ndërtesa të braktisura ose e fshihnin në kodra. Policia ka bërë të ditur se droga e importuar nga Shqipëria sillte të ardhura të mëdha. Një kile marijuanë blihej 800-1000 euro, për t’u rishitur me 2000-2500 euro. Për të krijuar një ide për sasinë që mbërrinte në Itali, secila nga gomonet mbante deri në një mijë kile. Edhe në këtë rast, drejtuesit e gomoneve ishin italianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrësit në trafik komunikonin përmes një chat-it të kriptuar, i cili, pasi u dekodua, ishte kyç për çmontimin e organizatës. Në Bologna droga shitej në rrugë nga shpërndarës që ishin thuajse të gjithë shqiptarë dhe afrikano-veriorë. Pikërisht nga arrestimi i njërit prej tyre nisi hetimi. Marokeni i prangosur u tha hetuesve se sapo e kishte blerë marijuanën nga disa shqiptarë që ia kishin dorëzuar mallin në zonën e jashtme të qendrës tregtare Meraville, dhe nga kjo lindi edhe ideja e emrit të operacionit, “Outlet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?