Trafiku, Balla tregon vendimin: I merret makina atij që e parkon dysh

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë hartuar një plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të mëdha.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se shpejt do të ndërhyhet me karroatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim.

“Parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund. Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe në qytetet e tjera ka si burim kryesor edhe parkimet e gabuara, të cilat bllokojnë rrjedhshmërinë e trafikut”, shtoi ai.

SHKARKO APP