Trafiku, “gangrena” e fundjavës në verë nga veriu në jug

Fundjavat në verë janë të dedikuara për plazh. Relaksi në bregdet shoqërohet me stresin që të shkakton trafiku i rënduar automjeteve në kthim.

Në aksin Orikum-Vlorë, radha e mjeteve është kilometrike, që kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra. Ky trafik shkaktohet nga dyndja e madhe e pushuesve, të cilët kthehen nga ditët e plazhit në jug.

Në këtë aks rrugor po punohet duke bërë që fluksit të lartë të pushuesve t’u shtohet edhe kjo problematikë. Patrulla të policisë janë vendosur në disa pika që bëjnë të mundur orientimin e makinave dhe mbarëvajtjen e situatës gjatë trafikut të rënduar.

SHKARKO APP