Trafiku i drogës, 15 vite burg për Moisi Habilajn

Gjykata e Katanias ka marrë vendimin për Moisi Habilajn. Ai është dënuar me 15 vite 5 muaj e 10 ditë. Moisi Habilaj qëndroi i heshtur kur dëgjoi vendimin e Gjykatës, raporton “Meridionews”, e cila përshkruan në detaje edhe veshjen e kreut të grupit; me pantallona xhins, këmishë dhe këpucë me ngjyra të ndezura. Avokatët e tij mbrojtës, Giuseppe Ragazzo dhe Maria Caltabiano, thanë në seancë gjyqësore se Moisi Habilaj ka pasur rol të thjeshtë në këtë organizatë kriminale, atë të transportuesit. Dhe për këtë arsye, ata kërkonin që mbi Habilajn mos të rëndonte edhe akuza e kreut të grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?