Trafiku i drogës. Aleanca mes shqiptarëve dhe grupit “Ndrangheta”-s

Mediet italiane, bazuar në operacionin e fundit anti-drogë, theksojnë avancimin e shpejtë të klaneve shqiptare në rrjetet e narkotrafikut.

206 kg marijuanë u gjetën të fshehura në një kamion të dielën. Drejtuesi i mjetit të ardhur nga Spanja ishte një italian, Enzo Di Mauro, 48-vjeç, person i lidhur sipas hetuesve me “Ndrangheta”-n, që me shumë gjasë është organizuesja e lëvizjeve të lëndës narkotike nga shteti në fjalë, duke e bërë këtë në aleancë me shqiptarët.

“Corriere della Sera” shkruan se 50-vjeçari nga Durrësi, Eduart Mecani kishte qenë duke pritur mbërritjen e kamionit për të shkarkuar prej andej thasët me marijuanë e t’i kalonte pastaj te furgoni i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekziston një rrjet në Spanjë”, thotë “Corriere della Sera”, ”i përbërë nga ndërmjetës e shpërndarës të drejtpërdrejtë të drogës së sjellë nga Afrika e Veriut”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?