Trafiku i drogës, arrest me burg edhe për shtatzënën

 

Gjykata e Tiranës caktoi masat e arrestit për dhjetë të arrestuar të tjerë për shpërndarje heroine në Tiranë.

Diten e diel para Gjykatës dolën edhe dy vajzat Aurora Liço dhe Sonila Dinosha, të arrestuara si pjesë e grupit që ka shitur drogë me vlerë 900 mijë euro në Tiranë.

Gjykata i la në burg dy vajzat edhe pse avokati i Sonila Dinoshës paraqiti një raport mjekësor sipas të cilit klientja e tij është shtatzënë dhe qëndrimi në burg i rrezikon shëndetin asaj dhe fëmijës.

Më pas në gjykatë dolën me radhë, shtetasit e arrestuar Julian Bushati, Astrit Beka, Atrias Çizmja, Alkan Markaj, Donard Belaj, Haki Belaj, Gëzim Qorri dhe Eni Malaj të cilët janë lënë të gjithë në arrest me burg nga ana e gjykatës.

Avokatët e tyre pretenduan se të arrestuarit kanë mbajtur lëndë narkotike pasi ishin përdorues të saj por gjykata i la në burg të gjithë të arrestuarit duke mos pranuar kërkesën e mbrojtësve ligjorë të tyre.

SHKARKO APP