Trafiku i drogës me avion, publikohen fotot e të arrestuarve

Publikohen fotot e 4 të arrestuarve të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës mes Shqipërisë e Italisë.

Në pranga kanë rënë  Maksim Llanaj, Fitor Alliaj i njohur me nofkën “Vito”, Pasquale D’Ambrosio Pasquale, dhe Rosario Campisi.

Hetimet e e seksionit Antidrogë të Policisë së Torinos ndaj një grupi kriminal që merrej me importimin në sasi të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, kanë zbuluar teknikën e veçantë kriminale të përdorur për futjen e lëndës narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, për importimin e drogës përdorej një avion i tipit të lehtë i modelit “Dynamic”. Avioni ishte modifikuar në brendësi të tij për të lehtësuar ngarkesën dhe për të lejuar transportimin e sasive sa më të mëdha të marijuanës, teksa i ishte hequr sedilja mbrapa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?