Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, një i arrestuar dhe në Vlorë

Një person është arrestuar në qytetin e Vlorës ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, në kuadër të operacionit të koduar “sabbia” njëkohësisht në dy shtete, Shqipëri dhe Itali. “Në Vlorë është kapur dhe arrestuar shtetasi F. S., si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”. Në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” informon policia e shtetit.

Trafiku

Hetimet kanë zbardhur se trafikantët shqiptarë transportonin drogë të tipit marijuanë me gomone nga Shqipëria drejt italisë. Nga janari i 2018 kur kanë nisur hetimet e deri në ekzekutimin e urdhër arrestimeve janë sekuesturar 437 kg marijuanë me vlerë tregu rreth 3.5 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë italiane ky grup kriminal kishte aftësinë të trafikonte nga Shqipëria drejt Italisë e në mënyrë konstante sasi të konsiderueshme droge. Për të evituar kontrollet studionin strategji të caktuar në transportin e drogës, duke përdorur automjete në pronësi të personave të tretë e për të komunikuar kishin një kod të caktuar shprehje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë arresimit në banesën e njërit prej anëtarëve të grupit është sekuestruar dhe një sasi kokaine. Gjithashu në përgjimet telefonike janë zbardhur dhe biseda trafiku armësh nga Italia në Shqipëri.

Operacioni u kodua “Sabia” -“Mëngjesin e sotëm, në Itali dhe Shqipëri është finalizuar operacioni i koduar “Sabbia”, ku nga autoritetet kompetente Italiane, Karabinierët e Komandës së Provincës së Firences me mbështetjen e strukturave përkatëse atje, dhe në Shqipëri me mbështetjen e Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar urdhër-arrestet, lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Firence, në ngarkim të 5 personave të hetuar, të gjetur përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” informon policia e shtetit.

Në operacion u përfshinë Departamenti i Policisë Kriminale, “Interpol” Tirana, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe “Interforca” italiane në Shqipëri. Masat e arrestit janë lëshuar në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit “Operation”, që kanë mundur të identifikojnë një grup të organizuar kriminal në fushën e narkotikëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?