Trafiku i drogës, shqiptarët tejmbushin burgjet në Britani

Edhe këtë javë, mediat në Britaninë e Madhe kanë shkruar për shqiptarët. ”Mirror”, shkruan se numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë është katërfishuar që prej vitit 2013-të dhe kjo sipas saj, ka ardhur për shkak të trafikut të kokainës.

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë nga 212 shqiptarë të burgosur në vitin 2013, pohojnë se ky numër është rritur në 760 në fund të vitit të kaluar. 433 prej shqiptarëve që ndodhen pas hekurave, janë arrestuar për shkak të trafikut të drogës. Muajt e fundit mediat e Britanisë kanë publikuar disa artikuj që tregojnë se si shqiptarët kanë arritur të marrin në kontroll trafikun e kokainës në këtë shtet, duke ndikuar edhe në uljen e çmimit. Të rinjtë shqiptarë që largohen drejt Britanisë së Madhe është gjithnjë e në rritje. Shumica e tyre largohen nga zonat më të varfra të vendit për shkak të mungesës së prespektivës, për të jetuar ”në të zezë” në Londër dhe qytete të tjera britanike.

Mohammed Qasim, një studiues dhe një ekspert për bandat, tha se: “Shqiptarët e kanë marrë këtë reputacion serioz, pasi askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Kemi shqiptarë të rinj që vijnë vetëm për të fituar para nga tregu i drogës”. Ai shtoi se rritja e shqiptarëve mund të lidhet me rritjen e krimit në të gjithë vendin. ”Mirror”, muajin e kaluar publikoi artikullin se si tregu britanik prej 5 miliardë kokainë tani kontrollohet gjerësisht nga mafia shqiptare, të cilën kjo media e cilëson si të pamëshirshme. ”Ajo ka krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane të drogës, duke anashkaluar palët e treta dhe duke shitur më pak shtrenjtë medikamentin e Class A”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bandat e dhunshme nga vendi ynë thuhet të ketë marrë ngadalë ngadalë kontrollin e tregtisë së lëndëve narkotike në Britani, pasi u zhvendosën drejt ishullit qysh në fazat e hershme pas rënies së komunizmit, në vitin ’90. Tashmë thuhet se banditë të frikshëm kontrollojnë thuajse të gjithë tregun në Britaninë e Madhe, me kokainën që ka arritur nivelet e saj më të lira që prej ’90-s, ndërkohë që pastërtia e saj po arrin majat si kurrë më parë në dekadën e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush fshihet në të vërtetë pas biznesit të kokainës?

Ndodh shpesh që të ngatërrohen trafikantët e mëdhenj me shpërndarësit e vegjël që e shesin drogën pasi ka hyrë në një vend. Kjo është e kuptueshme, pasi bëhet një rrjet i ndërlikuar. Shpërndarësit e vegjël, që e marrin drogën dhe ua shpërndajnë shitësve të rrugës, brenda ose jashtë rrjeteve të organizuara, janë personat që ekspozohen më shumë dhe që rrezikojnë më shumë të kapen. Janë ata që bëjnë dërgesat e drogës nga trafikantët te shitësit, dhe duhet ta bëjnë shpejt, edhe pse do të thotë që përballen me dhunën dhe kërcënimin e grupeve rivale, të cilat kanë trafikuar të njëjtin produkt. Ideja e një mafieje shqiptare, të organizuar në shkallë ndërkombëtare, mbetet një mit i vërtetë dhe thjesht krijon stereotipa negativë për emigrantët shqiptarë nëpër botë. Po ashtu, bën që publiku të largohet nga thelbi, që është se krimi i organizuar është një kombinim i strukturave dhe roleve të ndryshme, që luhen nga një larmi individësh. Të qenit nga e njëjta etni mund ta lehtësojë sistemin e shpërndarjes, në një farë mënyre por nuk e krijon.

Redjon Shtylla/Koha jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?