Trafiku i kokainës në kontenierë me banane, Apeli i Posaçëm jep vendimin: 14 vite burg Arbër Çekaj
Aktualitet E Premte, 18 Qershor 2021 09:51
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për Arbër Çekajn, për të cilin ka vendosur dënimin me 14 vite burg.
Ndërsa 8 vjet e 8 muaj burg janë vendosur për Armando Pezakun, dhe 10 vjet e 8 muaj burg për Donaldo Lushajn.
Tre të akuzuarit për kokainën rekord që u kap në kamionin me banane iu nënshtruan gjykimit të shkurtuar.