Trafiku në aksin Durrës-Tiranë, policia apel shoferëve: Përdoni këto dy akse

Lëvizjet e fundjavës drejt jugut të vendit apo zonave të plazheve kanë sjellë ngarkesë qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë. Për këtë arsye, policia këshillon përdorimin e rrugëve alternative, si ajo e Ndroqit apo Elbasan-Tiranë.

“Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

Swiss Digital Desktop Reklama

*Elbasan-Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet”, bën me dije policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?